KF APOLONIA

Apolonia, “leksion” të bukur Partizanit

Posted on: Shtator 30, 2008

Fierakët kanë marrë një fitore të merituar në transfertë dhe nuk mund të quhen surprizë

Arrihet “qielli i shtatë” për fierakët pas javës së pestë të kampionatit. Apolonia fiton me meritë me Partizanin me rezultatin 1-0, pikërisht në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Një fitore që pakkush e kishte menduar dhe besuar, madje edhe fierakët kishin shkuar për rezultat më minimal, duke synuar më fort te barazimi, aq më tepër që ndeshja luhej në transfertë. Ky takim ka vërtetuar më së miri fjalët e trajnerit Haxhiu fill pas humbjes me Tiranën, një javë para ndeshjes me Partizanin, ku pati deklaruar se Apolonia ishte përgatitur për të përballuar edhe situata të tilla dhe kalendarin e ngjeshur me ndeshje të vështira. Dhe prova e parë është dhënë në mënyrë të menjëhershme. Ndaj skuadrës së kuqe, Apolonia ka treguar se e ka merituar fitoren, teksa ka ditur ta mbrojë me fanatizëm avantazhin e krijuar prej minutash të tëra. Në fushë është skicuar një ekip serioz dhe i matur, i cili nuk të krijonte aspak përshtypjen e një skuadre që debuton në kampionatin e më të mirëve. Dhe falë harmonisë dhe funksionimit në lartësinë e duhur të të gjitha reparteve, Apolonia i ka dhënë një leksion të mirë Partizanit, i cili pretendonte jo vetëm fitoren në këtë ndeshje, por edhe goleadën që do ta çonte në përmirësimin e ndjeshëm të golaverazhit për skuadrën e Hasan Likës. Edhe një herë tjetër, Apolonia ka dëshmuar dinjitetin e vet jashtë fushës dhe ka lënë për të kuptuar se barazimi i javës së parë ndaj Elbasanit, nuk ka qenë një rastësi e fillimit të kampionatit.
Mesi i artë i tabelës dhe 7 pikë për skuadrën e trajnerit Haxhiu, i cili ka të drejtën legjitime të krenohet për ekipin që ka ndërtuar nën drejtimin e tij. “Një fitore që e kemi merituar. Sidomos kur kjo arrihet ndaj Partizanit, për më shumë në transfertë, na motivon edhe më tepër. Përgëzime të gjithë futbollistëve që nuk lëshuan në asnjë moment të lojës dhe bindën që janë një skuadër që shumë shpejt nuk do të quhet më surprizë. Apolonia mund të luajë pa frikë ndaj kujtdo dhe të synojë respektivisht edhe rezultatet pozitive, pa u ndikuar nga emrat e skuadrave kundërshtare. Fitorja ka ardhur në kohën e duhur, sepse skuadra jonë vuante dy humbjet radhazi, me Vllazninë e Tiranën, dhe një humbje e tretë do të ishte me shumë pasoja për ne. Tashmë kemi moralin e duhur dhe psikologjinë e qetë për të vijuar më tej dhe për të kërkuar edhe të tjera arritje pozitive me skuadrën,” ka deklaruar trajneri Gerti Haxhiu.

Asllani: Treguam që nuk jemi inferiorë
Goli që ka vendosur fatin përfundimtar të takimit Partizani-Apolonia ka ardhur nga këmbët e Klodian Asllanit, i cili ka ditur që edhe këtë herë, me aftësinë e shënuesit të sprovuar, të nxjerrë prej “arkivit” të tij një gol “të rëndë” për Partizanin dhe tepër të çmuar për të tijtë, pasi mbart në vetvete tri pikë me vlerë. “Jam i gëzuar që kemi kaluar një nga kundërshtarët më të vështirë. Mund të fitosh në transfertë, por kur këtë e arrin ndaj Partizanit, ka vlera dhe kënaqësi të veçantë, për vetë emrin që ka ky ekip. Goli im ka vlerë, sepse ka shkuar në sinkron me rezultatin e skuadrës. Ka qenë një fitore tërësisht e merituar, pasi nuk jemi treguar inferiorë në asnjë moment, përkundrazi, kemi qenë në lartësinë e duhur, madje kemi pasur edhe raste të tjera shënimi dhe mund ta kishim thelluar avantazhin. Megjithatë, është bukur edhe kështu. Kemi mposhtur Partizanin në Tiranë dhe për Apoloninë s’ka ku shkon më mirë se kaq. Tani duhet të shohim përpara dhe të presim të qetë e të përgatitur ndeshjen tjetër të radhës,” – ka pohuar Klodian Asllani.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: