KF APOLONIA

Apolonia, larg komplekseve me Partizanin

Posted on: Shtator 27, 2008

Fierakët do të zbresin në “Qemal Stafa” me synime të qarta për ndeshjen

“Kurrë mos thuaj kurrë. Ne kemi ambiciet tona në ndeshjen ndaj Partizanit dhe shpresojmë që skuadra jonë të ndodhet në një ditë të mirë në ndeshjen që do të zhvillojmë në Tiranë.” Eshtë zëvendëstrajneri i fierakëve, Adrian Balla, që ngrihet mbi sfidën që të intrigon emri i Partizanit dhe shpalos atë që Apolonia do të kërkojë të përfitojë nga ndeshja e javës së pestë. Mund të quhen “javët e ferrit” këto për Apoloninë, së cilës i është dashur të përballet me Vllazninë, Tiranën dhe tani Partizanin, në tri javë të njëpasnjëshme, me ekipe që i kanë të qarta objektivat dhe synimet e tyre në kampionat. “Ne luajmë me një skuadër që ka objektiva të kundërta nga ne, por kjo nuk duhet të përbëjë problem për ekipin. Rezultati i çdo ndeshjeje vjen si rrjedhojë e lojës që zhvillohet dhe Apolonia duhet që pikërisht këtë të bëjë: të zhvillojë lojën e saj, larg komplekseve, ngurrimit dhe kontraktimit që të krijon emri i kundërshtarit. Kemi nevojë për të bërë ndeshje të niveleve të mira dhe për të forcuar dhe më tej mentalitetin e skuadrës. Kjo fazë e kampionatit dhe përplasja me ekipe pretendente për disa javë me radhë, ka dhe pozitivitetin e vet,” mëshon më tej në fjalën e tij zëvendëstrajneri i Apolonisë, Balla. Stafi drejtues i skuadrës fierake ndihet më i qetë në këtë takim, pasi në dispozicion do të ketë edhe qendërmbrojtësin e njohur Mariglen Shoshi, i cili mungoi në ndeshjen me Tiranën, për shkak të tre kartonëve të verdhë të marrë në javët e para. Rikthimi i Shoshit rrit edhe më tepër sigurinë në repartin e mbrojtjes, e cila do të ketë edhe barrën kryesore në ndeshjen e radhës, bashkë me portierin Dine. “Nuk duhet shqetësuar për gjendjen e skuadrës, pasi ajo ka treguar se ç’është në gjendje të bëjë, edhe pse ne pretendojmë prej saj të marrim rezultate sa më pozitive në çdo ndeshje dhe ndaj çdo kundërshtari. Gjithsesi, kjo nuk mund të arrihet në mënyrë të menjëhershme. I rëndësishëm është fakti që skuadra kërkon dhe është ndërgjegjësuar për misionin e vështirë që ka mbi vete dhe natyrisht e di mirë se cila është rruga për ta realizuar atë. Ja pse duhet që me çdo skuadër të futesh si e barabartë dhe jo të ndikohemi nga emri që ka,” përfundon Balla, zëvendëstrajneri i Apolonisë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: