KF APOLONIA

Apolonia, humbja me Tiranën nuk e ul moralin

Posted on: Shtator 27, 2008

Fierakët po përgatiten për të marrë pikët e lëna këto dy javë, edhe pse ndeshen me Partizanin

Një humbje që nuk duhet klasifikuar si shfaqje problematike tek ekipi i Apolonisë. Fierakët nuk kanë mundur të bëjnë dot më tepër përballë Tiranës, një skuadër që nuk ka lëshuar në lojën e saj dhe, në fund, ka marrë ç’ka dashur nga ky takim. Për hir të asaj që u zhvillua në fushën e lojës, duhet thënë se rezultati nuk është tregues real, pasi Apolonia nuk ka ndenjur në pozitat e inferiorit ndaj bardhebluve, paçka se forca e saj përballohej jo pa vështirësi prej miqve nga Tirana. Pas shokimit të pjesës së parë, ku vetëm në pesë minuta Tirana vendos fatin e lojës, fierakët kanë guxuar të dalin në lojën e tyre, duke mos dashur të pajtohen kurrsesi me rezultatin e lojës dhe disavantazhin. Dhe rendimenti i lojës së zhvilluar nga skuadra e Haxhiut erdhi në rritje, madje trajneri fierak duhet përgëzuar për atë që ndërmori në pjesën e dytë, duke hedhur në fushën e lojës tre forca sulmuese, gjë që flet për këmbënguljen për të ndryshuar dhe për të kërkuar ndryshim rezultati. Dhe të veprosh kësisoj ndaj Tiranës, kur drejton një ekip të sapongjitur në superligë, është për t’u përgëzuar dhe, për më tepër, rrit ndjeshëm besimin e ekipit në mundësitë dhe forcat e veta. Haxhiu kishte deklaruar se do të luante ose për gjithçka, ose për asgjë. Nuk mundi të finalizonte një ndeshje me rezultat pozitiv për skuadrën e tij, por kjo nuk ia zbeh vlerat e Apolonisë, e cila edhe një herë ka luajtur në kufijtë e ekipit që paraqitet me dinjitet në fushën e lojës. “Ne do të vazhdojmë punën tonë, edhe pse kemi humbur. Më duhet t’i përgëzoj djemtë e mi për lojën e zhvilluar. Vërtet humbëm me Tiranën, por portreti i skuadrës nuk ka ndryshuar dhe nuk është transformuar aspak. Kampionati vjen duke u vështirësuar, por Apolonia do të gjendet sërish atje ku duhet,” – ka pohuar trajneri Haxhiu. Përballë emrave të tillë, si Osmani, Muzaka, Agolli, Memelli, Devolli, Xhafa etj., asnjëherë nuk është e lehtë të shprehësh atë që ke menduar dhe të marrësh atë që pretendon në fushën e lojës. Edhe pse me një mungesë të rëndësishme në formacion, si ajo e qendërmbrojtësit Shoshi, Apolonia është mbrojtur mirë dhe i riu Elmazi ka luajtur me shpirt gare në vendin e ish-kapitenit të fierakëve. Jo vetëm kaq, por në pjesën e dytë, po të ishin treguar më të qetë dhe më të qartë para porte, Apolonia mund të kishte bërë kthesën e madhe dhe mund të kishte befasuar Tiranën. Megjithatë, kjo humbje ka mbetur mbrapa dhe Apolonia ka filluar të mendojë për një tjetër ndeshje të vështirë, që duhet përballuar, transferta me Partizanin e Hasan Likës, një skuadër që do të kërkojë të kompensojë pikët e lëna në javët e para. Koha nuk pret dhe fierakët duhet të përgatiten mirë, natyrisht duke mos llogaritur humbjen e tretë radhazi.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: