KF APOLONIA

Apolonia nuk hipnotizohet nga Tirana

Posted on: Shtator 20, 2008

Fierakët nuk nisen nga emri që vjen këtë javë, por nga besimi në veten e tyre

Takimet me skuadra si Tirana, që mbajnë një peshë të konsiderueshme në historikun e futbollit shqiptar dhe që vazhdojnë të diktojnë e t’i japin tonin këtij sporti, mezi priten nga publiku, i cili kërkon të bëjë dhe një vlerësim të forcës dhe karakterit që ka në vetvete skuadra e tyre. I takon Apolonisë “fati” që në javën e katërt të ndeshet me Tiranën dhe atmosfera e parandeshjes është e karikuar, gjithmonë në pritje të një takimi që synohet të jetë pozitiv për fierakët, si në adresë të lojës, ashtu dhe në drejtim të rezultatit. “Nëse ka ndeshje që të kërkon karikimin maksimal dhe përqëndrim gjatë gjithë kohës, ato janë takime me skuadra të rangut të Tiranës. Tirana është nga ato skuadra pa të cilën nuk ka kuptim një kampionat, është një ekip që gjithmonë ka qëndruar në elitën e futbollit shqiptar. Në çdo fillim evenimenti sportiv, Tirana ka qenë më e kuotuara për fitimin e titujve. Shkurt, është ekipi për t’u mundur nga të gjithë,” thotë sulmuesi i Apolonisë, Klodian Asllani. Të rikthyer nën drejtimin e një trajneri të huaj pas kaq vitesh, Tirana do të vijë në Fier për t’u diktuar vendësve potencën e vet dhe autoritetin e një skuadre kryesuese, pretedente kryesore për titullin kampion. Dhe Apolonisë i duhet të mos hipnotizohet nga gjithë pompoziteti i një skuadre të tillë, por të kalkulojë lojën e duhur dhe të synojë surprizën befasuese për bardheblutë. Për sulmuesin e njohur të Apolonisë, një gol në portën e Tiranës do të ishte një kënaqësi e veçantë, aq më tepër nëse ky gol do të kishte vlera ashtu si në ndeshjen me Lushnjën. “Të gjitha realizimet të përkëdhelin sedrën dhe të japin kënaqësi, por kur një të tillë e realizon në portën e Tiranës, kënaqësia është e veçantë. Natyrisht që është një ndeshje e vështirë për ne, pasi luajmë me një skuadër që nuk pyet për faktorin fushë. Tirana do të kërkojë të marrë maksimalen, ndërsa ne minimalisht të mos humbasim. Në këtë përplasje me interesa kundërshtish, na duhet të jemi të vëmendshëm deri në fund, pasi kualitetet e Tiranës janë të aftë të shfrytëzojnë edhe çastet ekstreme të ndeshjes, siç ndodhi dhe me Partizanin. E rëndësishme është që ne e presim me qetësinë e duhur këtë takim dhe natyrisht e kemi vlerësuar ashtu siç vlerësohet një ekip si Tirana. Me shumë kujdes dhe me pak fat, Apolonia mund të marrë dhe maksimumin në këtë ndeshje, edhe pse barazimi nuk do të përbënte rezultat negativ për ne”, ka përfunduar sulmuesi i Apolonisë, Klodian Asllani.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: