KF APOLONIA

Apolonia, edhe ndaj Tiranës joinferiore

Posted on: Shtator 20, 2008

Fierakët vlerësojnë maksimalisht bardheblutë, por janë të vendosur për t’i ndalur kryeqytetasit

“Asnjë frikë, asnjë ngurrim dhe asnjë shenjë inferioriteti përballë tiranasve.” Me këtë moto fierakët do të futen në fushën e lojës për të sfiduar një nga skuadrat më në formë aktualisht të kampionatit shqiptar, Tiranën. Një ndeshje nga e cila mund të presësh çdo zhvillim dhe çdo rezultat, por që vendësit vetëm humbjen nuk duan ta shkojnë nëpër mend, sepse një rezultat pozitiv ndaj një skuadre kualitative, siç është Tirana, të jep shtysën e duhur për të vazhduar me ritme dhe impenjime më të larta më tej, paçka se ndeshja luhet në “Loni Papuçiu”.
Eshtë zëvendëstrajneri i Apolonisë, Adrian Balla, prononcuesi i radhës dhe vlerësuesi i situatës në kampin e fierakëve, në vigjilje të “zbarkimit” të Tiranës në Fier. “Ndoshta nuk duhet fryrë situata dhe nuk duhet ekzagjeruar. Ndeshja me Tiranën është vërtet e vështirë, pasi është një nga ekipet më prestigjioze të kampionatit tonë, por nuk duhet harruar se në një kampionat, siç është superliga, asnjëherë nuk ka ndeshje të lehta, asnjëherë nuk ka skuadra që duhen nënvlerësuar. Së paku, në mënyrën e trajtimit të parandeshjeve, ne kemi qenë në nivelet e duhura, një shenjë kjo e seriozitetit të ekipit tonë. Duke iu kthyer edhe një herë faktit Tiranë, ne do t’i urojmë mirëseardhjen, duke zhvilluar lojën tonë dhe duke synuar objektivin tonë. Skuadra po fiton pak nga pak frymën dhe sensin e duhur të garës, duke mos u ndier inferiore ndaj askujt, qoftë edhe në ndeshjet që do të luhen në transfertë. Ndeshja me Tiranën nuk duhet dhe nuk do të humbet. Çdo rezultat tjetër do të ishte i justifikueshëm për ne,” ka thënë numri dy i stolit të Apolonisë, Adrian Balla.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: