KF APOLONIA

Haxhiu e Apolonia, aspak të demoralizuar

Posted on: Shtator 17, 2008

Trajneri Gert Haxhiu shprehet optimist, ndërsa humbja me Vllazninë është lënë pas

Kur javët rrokullisen njëra pas tjetrës dhe kur të trokasin ndeshje të tjera në derë, nuk të mbetet dhe shumë kohë për të menduar apo përjetuar takimin që sapo ke lënë pas. Aq më tepër kur kundërshtari i radhës mban një emër sugjestionues, siç është ai i Tiranës. Kështu ngjet këtë javë me Apoloninë, e cila do të pres për javën e katërt në stadiumin e vet pikërisht bardheblutë, të cilët vijnë me statusin e kryesuesit të kampionatit dhe një skuadër që sapo ka fituar në derbin kryeqytetas me Partizanin. Megjithatë, ndeshja me Vllazninë ka folur shumë për Apoloninë, skuadër e cila ka luajtur me dinjitet në “Loro Boriçi” dhe shkodranët kanë përfituar vetëm në fragmente të lojës, falë dhe përvojës më të madhe që kanë futbollistët e Vllaznisë. Pra, parë në aspektin e interpretimit të lojës, Apolonia nuk ka çaluar. Prej këtej burojnë edhe deklaratat e trajnerit Haxhiu pas ndeshjes, i cili vazhdon të paralajmërojë kundërshtarët e Apolonisë se skuadra e tij do të vazhdojë të jetë një skuadër simpatike dhe e vështirë për këdo. “Ky ekip ka akoma nevojë për rritje dhe progres të mëtejshëm e të pandalshëm dhe unë besoj se do t’ia arrij. Kemi humbur një ndeshje me Vllazninë dhe vetëm kaq. Kampionati vazhdon. Të tjera ndeshje na presin dhe nuk duhet marrë gjatë vetëm me një dështim, por duhen bërë gati lëvizjet e radhës, për të ecur sërish në rrugën e duhur. Hija e Tiranës qëndron pas dere dhe duhet filluar hartimi i strategjisë ndaj saj. Dua të shpreh edhe një herë konstatimin dhe bindjen time se Apolonia nuk ka ndryshuar asgjë në portretin e saj simpatik edhe pas humbjes së Shkodrës dhe do të bëjë maksimumin për të rigjetur më të mirën e saj në mënyrë të menjëhershme,” shprehet trajneri i Apolonisë. Si për rastësi, si Vllaznia, ashtu edhe Tirana, vijnë në përplasjen me Apoloninë pasi kanë fituar takimet me Partizanin, të dyja me rezultatin 2-1, por kjo nuk do të thotë aspak se edhe Tirana do të imitojë shkodranët në ndeshjen ndaj fierakëve, pasi tani situata është krejt ndryshe. Edhe pse bardheblutë nuk duan t’ia dinë shumë për faktorin fushë, ndeshja gjithsesi luhet në stadiumin “Loni Papuçiu” dhe ky është një favor i madh për Apoloninë që do të ketë gjatë gjithë kohës përkrahjen e tifozërisë së saj të zjarrtë. Nga ana tjetër, një trajner gjithmonë kërkues si Haxhiu, nuk do të lejonte kurrë që skuadra e tij të seleksiononte humbjen e dytë radhazi në kampionat, pasi kështu do të komprometonte në mënyrë të ndjeshme pozitat e Apolonisë, e cila edhe pas humbjes me Vllazninë qëndron në mesin e tabelës, një pozicion jo i keq për një skuadër të rikthyer në superligë. Sfida mbetet e hapur deri ditën e zhvillimit të saj.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: