KF APOLONIA

Apolonia/Haxhiu: Në Shkodër, atë që bëmë në Elbasan

Posted on: Shtator 12, 2008

Trajneri i Apolonisë, Gerti Haxhiu, thotë se ekipi nuk do të luajë me frikë në “Loro Boriçi”

Gerti Haxhiu dhe djemtë e tij ndodhen në kulmin e përgatitjeve të veta për ndeshjen e javës së tretë. Një takim që ka qenë pjesë e Apolonisë qysh pas lënies pas të fitores me Lushnjën në javën e dytë. Fierakët do të udhëtojnë drejt Shkodrës kësaj jave. Vllaznia mban kurorën e fituesit të Kupës së Shqipërisë, ndërsa Apolonia atë të debutantit të kampionatit të më të mirëve. Megjithatë, kjo as i frikëson dhe as i bën pesimistë futbollistët e Apolonisë dhe as trajnerin e tyre, Gerti Haxhiu, i cili është shprehur në një intervistë për “Sportin shqiptar”:

– Haxhiu, një ndeshje ku të dy ekipet do të kërkojnë vazhdimësinë. E vështirë kjo për Apoloninë?
– Në këtë kampionat nuk mund të llogaritësh të lehtë asnjë takim. Natyrisht, pesha e takimit dhe shkalla e vështirësisë është më e ndjeshme kur luan ndaj një skuadre, siç është Vllaznia. Ndaj ekipeve të tilla kërkohen impenjime serioze dhe qetësia e duhur, gjë që mendoj se Apolonisë nuk i mungojnë.

– Në dy javët e para, Apolonia ka formuar profilin e një ekipi simpatik dhe rezultativ, që premton për të ardhmen…?
– Futbolli është një lojë që nuk luhet vetëm brenda hapësirës sot për sot. Nëse vitin e kaluar milituam në kategorinë e parë, ne kemi punuar me objektiva përtej këtij stadi. Thënë ndryshe, i kemi shërbyer synimit “Apolonia në superligë”, ndërsa tani që ky objektiv është përmbushur, i mëshojmë pikërisht ndërtimit të një ekipi solid, kompetitiv dhe një skuadre tepër dinjitoze e rezultative, mbështetur kjo në futbollistë të rinj në moshë, por të talentuar, punëtorë dhe premtues për të ardhmen.

– Cili do të jetë synimi juaj konkret për këtë takim?
– E theksoj edhe një herë jo vetëm vështirësinë e këtij takimi, por edhe rëndësinë për skuadrën tonë, pasi na duhet të vërtetojmë çka kemi bërë në dy javët e para. Vllaznia është ndeshur me dy nga skuadrat më të mira të kampionatit tonë në dy javët e para dhe ka marrë jo pak, por katër pikë, duke kaluar pikërisht Tiranën dhe Partizanin. Në këtë këndvështrim, ata e kuotojnë më të lehtë shortin e javës së tretë në takimin ndaj nesh, por Apolonia e ka të qartë që në Shkodër duhet të përsërisë atë që bëri në Elbasan. Ne do të luajmë modulin tonë dhe do të synojmë të arrijmë objektivin minimal, marrjen e një barazimi. Unë besoj se skuadra është në gjendje plotësisht të mundshme për ta bërë një gjë të tillë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: