KF APOLONIA

Për fierakët,tjetër ndeshje e vertete

Posted on: Shtator 11, 2008

Pas Elbasanit e Lushnjës,në dy javët e para të kampionatit,kjo me kuqeblutë do të jetë një tjetër tregues i forcës reale të Apolonisë.Ndeshja e së shtunës në mbrëmje, ku Apolonia do të luajë ndaj Vllaznisë në fushën e kësaj të fundit, pritet që të jetë një test tjetër karakteri, për të treguar forcën reale të fierakëve. Mbas ndeshjes së kontrollit të pasdites së djeshme që u zhvillua brenda familjes,drejtuesit e Apolonisë janë dukur të kënaqur nga ajo çfarë lojtarët kanë dhënë e shprehur në fushën e lojës, duke zbatuar si duhet detyrat e ngarkuara. “E kemi trajtuar ndeshjen e së shtunës si një ndeshje të rëndësishme, – tha zëvendëstrajneri i Apolonisë, Adrian Balla. – Gjatë punës tonë stërvitore në këtë periudhë të ndërprerjes së kampionatit, do të bëjmë të pamundurën për të qenë sërish të suksesshëm.Skuadra është e motivuar për të shfaqur vlerat e sajmë të mira në këtë përballje tejet të vështirë. Si do të luajë Apolonia në këtë ndeshje? Është ende shpejt për të bërë të ditur lojën tonë për nga mënyra taktike. Një gjë është e sigurt, sikurse e patë edhe në testin e kontrollit, lojtarët tanë luajnë të harmonizuar e mbi të gjitha me disiplinë të lartë taktike. Përsa i përket modulit të lojës, po përgatitemi për disa të tilla, të cilat mund të ndryshojnë në moment të caktuara sipas rrjedhës që do të marrë loja. Apolonia ka kontingjentin e duhur të lojtarëve për ta bërë një gjë të tillë. Kryesore është se skuadra do të luajë e organizuar dhe e harmonizuar midis reparteve, me një mbrojtje të vëmendshme gjatë 90 minutave, të fortë dhe që do të kërkojë të mbajë sa më larg të jetë e mundur sulmuesit vendës,duke ngushtuar sa më shumë hapësirat goditëse. Gjithsesi, – tha duke përfunduar Balla, – kemi përpara një ndeshje të vështirë dhe një kundërshtar po të tillë, që megjithatë do të kërkojmë të jemi sërish të suksesshëm”.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: