KF APOLONIA

Apolonia, jo për të vizituar “Rozafën”

Posted on: Shtator 11, 2008

Fierakët kërkojnë të tregojnë edhe ndaj Vllaznisë se loja e tyre është me logjikë

Teksa afrohet gjithnjë e më tepër dita e ndeshjes me Vllazninë, në kampin fierak të gjithë janë të bindur dhe optimistë se ndaj shkodranëve Apolonia do të “kompozojë” një lojë të bukur dhe frytdhënëse. Të gjitha këto mbështeten në përgatitjet që skuadra ka zhvilluar gjatë këtyre ditëve apo dhe në ditët e mbetura. Misioni i Apolonisë nuk do të jetë thjesht një paraqitje dinjitoze, por fierakët do të japin maksimumin për të mos dalë pa pikë nga kjo transfertë aspak e lehtë për ta. Eshtë një nga të veshurit bardhejeshil sezonin e fundit, sulmuesi i ardhur nga Tirana, Aulent Guri, ai që vlerëson gjithçka që ka të bëjë me ndeshjen Vllaznia Apolonia, duke theksuar edhe rëndësinë që ka kjo ndeshje e radhës për fierakët. “Të luash në Shkodër dhe të pretendosh të dalësh nga kjo fushë me një rezultat pozitiv, nuk është e lehtë. Apolonia do të guxojë dhe shkon me objektiv të qartë në këtë ndeshje. Eshtë një provë e fortë për skuadrën tonë, pasi na duhet të dëshmojmë që ndeshjet e para dhe rezultatet që kemi siguruar në to nuk kanë qenë të rastësishme, por rrjedhojë logjike e formës sonë sportive. E dimë që nuk do të jetë e lehtë, por nuk e cilësojmë as si tabu objektivin, për të synuar pse jo më të mirën,” – shprehet Guri. Për Gurin, siguria në deklarimet e tij vjen nga besimi në forcën e grupit të skuadrës dhe karakterit të qëndrueshëm të saj. Më tej, sulmuesi i Apolonisë ndalet edhe në pozicionin e tij në skuadër, atje ku rivaliteti është në kuota tepër të larta dhe reparti sulmues njeh konkurrentë të denjë. Në dy ndeshjet e luajtura deri tani për kampionatin në zhvillim, Guri ka debutuar në javën e dytë në ndeshjen ndaj Lushnjës, duke u futur në fushën e lojës në minutën e 56 të në vendin e Asllanit. “Konkurrenca në skuadrën tonë, sidomos në repartin ku unë luaj, është tepër e ndjeshme dhe të gjithë punojnë për një vend në formacionin bazë. Në këtë garë jam i përfshirë edhe unë. I respektoj të gjithë kolegët e mi të sulmit dhe vlerësoj për vlerat që kanë Asllanin, Bërkiçin, Skënderajn, Dhramin. Unë do të tregoj se jam në gjendje të bëj, sa herë të më besohet formacioni, më të mirën e mundshme,” – ka shprehur mes të tjerash sulmuesi i Apolonisë, Aulent Guri.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: