KF APOLONIA

Apolonia/Da Silva bën thirrje për guxim

Posted on: Shtator 10, 2008

Për Apoloninë, përballja në transfertë me Vllazninë ka trokitur në prag. Kjo ka bërë që skuadra, me qetësi dhe pa shumë fjalë e zhurmë, por me optimizmin që e karakterizon, të impenjohet edhe më tepër në seancat stërvitore që po zhvillon për t’u përgatitur sa më mirë për këtë sfidë. Të gjithë në kampin fierak janë të
ndërgjegjësuar për vështirësinë e këtij ballafaqimi, pasi e vlerësojnë skuadrën dhe tifozerinë shkodrane në sensin pozitiv, por megjithatë shprehen me optimizëm se nuk është e pakalueshme. Në seancat stërvitore të këtyre dy ditëve të para të kësaj jave, e cila konsiderohet javë sulmi për përgatitjen e kësaj ndeshjeje,
futbollistët fierakë kanë punuar me impenjimin e përqendrimin maksimal. Për këtë takim, trajneri
Haxhiu do të ketë në dispozicion të gjithë kontingjentin e lojtarëve, pasi nuk ka të dëmtuar e të skualifikuar; për rrjedhojë, më tepër mundësi zgjedhjeje për të aktivizuar ata që i përshtaten më mirë
e më shumë skemave taktike të lojës dhe që gëzojnë aktualisht formën më të mirë sportive. Gjërat
deri tani kanë ecur në rrjedhën e duhur dhe me ritmet e kërkuara, sipas planifikimit, gjë që ka sjellë kënaqësi në kampin fierak. Mesfushori i këtij ekipi, braziliani Da Silva, pohon se skuadra e tij po
vazhdon të punojë me intensitet të lartë dhe po e përgatit me qetësi e përqendrim të plotë sfidën me Vllazninë, ku do të guxohet e synohet që të arrihet një rezultat i kënaqshëm. “Kjo nuk është
një deklaratë mediatike, por një mendim logjik i punës që po bëjmë, forcës e përbërjes së ekipit, por dhe i moralit e psikologjisë së
lartë që kemi nga loja e zhvilluar dhe pikët e marra. Edhe në këtë
sfidë që kemi përpara do të vazhdojmë të ruajmë të njëjtin ritëm, –
thotë braziliani. – Loja jonë është e thjeshtë, me qarkullim të shpejtë
të topit, e saktë dhe e disiplinuar në zbatimin e detyrave taktike,
që përqendrohet te grupi. Ndaj jemi optimistë dhe besojmë se duke
minimizuar edhe gabimet, nuk do të dalim duarbosh nga kjo sfidë”,
ka përfunduar braziliani i fierakëve, Da Silva.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: