KF APOLONIA

Apolonia/Për Spahon, Vllaznia nuk është ‘gogol’

Posted on: Shtator 9, 2008

Apolonia po e shfrytëzon me efikasitetin maksimal, periudhën e ndërprerjes së kampionatit, si për të
eliminuar ndonjë dobësi të vënë re në dy ndeshjet e para, ashtu dhe që lojtarët e saj të arrijnë në 100 % të
formës së tyre sportive. Pasditen e djeshme fierakët kanë filluar javën anti-Vllazni, për ta përgatitur sa
më mirë këtë përballje të vështirë, ku gjithsesi do të guxohet e kërkohet sërish një rezultat i kënaqshëm,
të paktën për të mos u kthyer në shtëpi duarbosh. Një gjë të tillë e pohon dhe mbrojtësi i këtij ekipi, Nerion Spaho, që në dy ndeshjet e para është dalluar për shpirtin e lartë të garës: “Javën e parë të kësaj periudhe të ndërprerjes së kampionatit e kemi shfrytëzuar në drejtim të minimizimit të mangësive që skuadra ka shfaqur në ndeshjet e mëparshme, si dhe për t’u harmonizuar e konsoliduar akoma më shumë e për t’u rritur më tej në të gjitha aspektet e parametrat. Mendoj se ia kemi arritur qëllimit, pasi kemi punuar me seriozitet
e intensitet të lartë nën drejtimin tepër profesional të trajnerit Gerti Haxhiu, duke sfiduar temperaturat
e larta të kësaj periudhe. Ndërsa kjo javë do të jetë për skuadrën tonë, java e sulmit për t’u përgatitur me
qetësi dhe sa më mirë për përballjen me Vllazninë”. Duke folur për këtë ndeshje, mbrojtësi tiranas i fierakëve, do të vlerësonte si duhet kundërshtarin jo vetëm nisur nga emri apo tradita, por nga përbërja
aktuale dhe forca që ka. “E dimë se kemi përpara një ndeshje të vështirë, por ne s’kemi pse ta quajmë të
humbur atë pa u zhvilluar loja. Shpresojmë dhe do të guxojmë që me lojën tonë të thjeshtë, por të saktë e
të disiplinuar, si dhe me optimizmin e besimin që na karakterizon, të arrijmë një rezultat të kënaqshëm,
qoftë dhe për të mos dalë duarbosh nga kjo përballje. Do t’ia bëjmë ‘hyzmetin’ deri në fund dhe kam besim se do të arrijmë të marrim frytet e punës”, tha Nerion Spaho.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: