KF APOLONIA

Apolonia, pikë dhe lojë të bukur në Shkodër

Posted on: Shtator 9, 2008

Drejtuesit fierakë, që skuadra të shpalosë vlerat më të mira, synojnë të prodhojnë futboll

Përveç objektivit për të mos dalë pa pikë nga stadiumi “Loro Boriçi”, fierakët do të kërkojnë të justifikojnë veten edhe me lojë, duke vijuar në rrugën e paraqitjeve të mira të bëra deri tani në këtë fillim kampionati. Rezultati, i alternuar dhe me lojërat e bukura, ka qenë kërkesë në vazhdimësi e stafit teknik, i cili ka qenë tepër këmbëngulës në këtë drejtim, duke kërkuar që Apolonia të jetë më shprehëse në atë ka pasqyron në fushën e lojës. “Nuk ka presion ndaj djemve, por ka objektiv që duhet realizuar. Për hir të së vërtetës, insistimi ynë në këtë drejtim nuk ka lidhje vetëm me ndeshjen e Shkodrës, por është një kërkesë që do ta bashkëshoqërojë ekipin në çdo ndeshje, pra në çdo takim duhet të shpalosim vlerat më të mira në fushë,” shprehet zëvendëstrajneri i Apolonisë, Adrian Balla. E cilësuar me të drejtë një nga pretendentet kryesore për titull, Vllaznia është një kundërshtare tepër e vështirë për fierakët, aq më tepër kur ndeshja luhet në fushën e saj. Por duke qenë se kampionati fiton gjithnjë e më tepër emocione dhe pas çdo jave fiton të tjera nuanca, duke u futur në të tjera faza interesante, Apolonia duhet të krijojë maturinë e duhur dhe të jetë e përgatitur në çdo rast për çfarëdolloj kundërshtari. “Dihet që ndeshja me Vllazninë në Shkodër përbën një nga përplasjet më të vështira që mund të dhurojë kalendari, por ky është kampionati. Duhet të bëjmë kujdes në çdo ndeshje, që të ruhemi nga goditjet e kundërshtarit dhe pastaj të zhvillojmë lojën tonë. Futbollistët tanë kanë moralin e duhur për të luajtur një ndeshje të tillë dhe do të futen në fushën e lojës me besim në forcat e tyre. Duke qenë të kujdesshëm në zbatimin e detyrave që u janë besuar dhe me pak fat, ne mund të marrim edhe maksimalen në Shkodër,” ka theksuar Balla. Ndërkohë, një shqetësim tjetër për drejtuesit e Apolonisë mbetet edhe fakti i marrjes së shumë kartonëve të verdhë nga futbollistët fierakë në dy javët e para. Bedini (2), Shoshi (2), Meto, Skënderaj, Bërkiç janë plot shtatë të tillë për skuadrën e Haxhiut, duke u radhitur në një nga skuadrat me më shumë ndëshkime deri tani. Për të ruajtur ritmin e fillimit dhe për të mos krijuar “dhimbje koke” për formacionin, lojtarëve të Apolonisë u duhet që të tregojnë kujdes të posaçëm edhe në këtë drejtim, duke filluar që nga ndeshja e radhës me Vllazninë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: