KF APOLONIA

Apolonia/ Portieri i fierakëve ka kurajë e besim për përballjet me të gjithë kundërshtarët

Posted on: Shtator 8, 2008

Për Dinen, skuadra nuk është inferiore

Të gjithë janë të ndërgjegjshëm se kanë përpara një përballje tepër të vështirë, me një skuadër me emër dhe traditë në kampionatet shqiptare, por

gjithsesi ata nuk e quajnë të pakalueshme atë. Ky fakt është dhe një nxitje për t’I përveshur si duhet “mëngët” në punën e tyre në seancat stërvitore që kanë zhvilluar e do të zhvillojnë. Portieri i Apolonisë, Erjon Dine, që në dy ndeshjet e para e ka ruajtur të paprekur portën e tij shprehet: “Para se të fillonte kampionati as vetë nuk e kishim menduar një fillim kaq të mbarë, megjithëse kërkonim me këmbëngulje frytet e punës së bërë si në fazën përgatitore, ashtu dhe më pas në përgatitjet e dy ndeshjeve të zhvilluara”,

theksoi gardiani i portës fierake, i cili nuk e konsideron skuadrën e tij inferiore, aq më tepër ndaj Vllaznisë, me të cilën do të ndeshet në fundjavë në kuadër të javës së 3-të të Superiores. “Ndeshja me Vllazninë? Një ndeshje e vështirë e radhës, por jo e pakalueshme, në të cilën do të ishim të kënaqur

dhe me një barazim, megjithëse në luftë shkohet për të fituar. Jemi optimistë

dhe do të shkojmë në këtë përballje me besim në forcat tona, me moral të lartë e të motivuar, por asnjëherë si debutues. Apolonia tashmë nuk është inferiore”, ka përfunduar portieri Dine, i cili nuk harron të shtojë se do të mundohet ta mbajë të paprekur rrjetën e portës së tij edhe ndaj Vllaznisë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: