KF APOLONIA

Apolonia/ Pas startit pozitiv, trajneri kërkon të mbajë ekipin e tij me “këmbë në tokë”

Posted on: Shtator 8, 2008

Pavarësisht rezultateve pozitive të siguruara nga Apolonia në dy ndeshjet e para të kampionatit, që i kanë mundësuar fierakëve të renditen në vend të dytë në tabelën e klasifikimit të Kategorisë Superiore, vetë kreu i pankinës, Gerti Haxhiu, kërkon ta mbajë kontingjentin e tij me “këmbë në tokë”. Nëpërmjet një prononcimi tekniku i fierakëve i ka rikujtuar futbollistëve të tij që të mos “fluturojnë” nga gëzimi i parakohshëm. “Frika është se katër pikët e marra në dy ndeshjet e para mund të krijojnë te lojtarët mendimin se janë të pathyeshëm. Kjo do të thotë se skuadra rrezikohet nga euforia, e cila mund ta dëmtojë atë në vazhdimësinë e kampionatit dhe në arritjen e objektivave të bërë të ditur që para fillimit të sezonit. Brenda skuadrës ka besim dhe optimizëm, çka vjen si rrjedhojë e dy takimeve të suksesshme. Në këtë kampionat, Apolonia ka konturet dhe mentalitetin e një skuadre fituese, pavarësisht se objektivat tona shkojnë deri tek pozicionimi në mesin e artë të klasifikimit. Pikërisht për këtë arsye, unë jam i bindur dhe do të vazhdoj të kërkoj nga ekipi që të ruhet ky ritëm, e pse jo edhe të intensifikohen. Megjithatë, kryesorja është që ne t’i ruhemi vetëkënaqësisë. Optimizmi i tepërt do të ishte jashtëzakonisht i dëmshëm për skuadrën tonë. Megjithëse, jam i bindur se lojtarët tanë e dinë mirë që nuk kemi kohë për të ‘fluturuar’, sepse kampionati është i gjatë, me tri faza dhe ndeshjet e vështira ndjekin njëra-tjetrën”, deklaroi trajneri i Apolonisë, Haxhiu, mbi atmosferën brenda kampit fierak. Në kuadrin e përgatitjeve për sfidën e radhës në kampionat ndaj kuqebluve të Vllaznisë, ekipi i Apolonisë zhvilloi dje një miqësore me skuadrën e Fierit të kategorisë inferiore. “Janë thjesht ndeshje për të mbajtur të karikuar ekipin në këtë ndërprerje të kampionatit, për të parë punën e bërë gjatë këtyre ditëve, si dhe për të konsoliduar formacionin, mbasi edhe mënyra taktike e lojës për skuadrën tonë ndryshon nga njëra ndeshje në tjetrën, sipas kundërshtarit dhe vendit ku zhvillohet, në fushën tonë apo transfertë. Tashmë, e gjithë vëmendja është e përqendruar te takimi ynë i radhës, të cilin do ta diskutojmë javën që vjen me shkodranët e Vllaznisë. Një ndeshje për të cilën po punojmë dhe po përpiqemi ta përgatisim me kujdesin më të madh në të gjitha aspektet, në mënyrë që të arrijmë rezultatin pozitiv të radhës”, përfundoi tekniku i Apolonisë, Gerti Haxhiu.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: