KF APOLONIA

Apolonia e nisi mbarë, tani duhet vazhdimësia

Posted on: Shtator 6, 2008

Gjithë nisja e mirë e një starti me ritmin e duhur për fierakët, tashmë duhet të klasifikohet si e kaluar dhe Apolonia duhet të përvishet për vijueshmërinë e këtij kampionati. Qëndrueshmëri, pozitivitet në rezultate dhe një skuadër që duhet të krijojë portretin e saj, gjithsesi të qartë dhe të denjë për një kompeticion të tillë, siç është superliga. Duke u nisur nga aforizmi popullor “fillimi i mbarë është gjysma e punës”, Apolonisë i dalin të tjera detyra përpara drejt përmbushjes së rrugës së suksesit në këtë edicion. Puna më e vështirë shfaqet në horizont dhe dy javë janë fare pak për t’u kënaqur me atë çka ka dhënë skuadra. Më së miri dhe më shumë se kushdo këtë gjë e ka të qartë trajneri Gerti Haxhiu, i cili kurrë nuk nxitohet të “hipotekojë” kuotat fikse të skuadrës së tij, por gjithmonë adreson drejt saj sentencën: “Sërish kemi mundësi dhe rezerva të tjera për të bërë më të mirën.” Dhe nuk ka motiv dhe nxitje më të mirë për skuadrën sesa vlerësimi i Haxhiut. Për të gjetur këto mundësi që kërkon trajneri i fierakëve, Apolonisë do t’i duhet të mendojë për javën e tretë, atje ku në bazë të kalendarit shfaqet e pamëshirshme dhe tepër e etur një skuadër potente, siç mund të jetë Vllaznia e Shkodrës, e cila do të kërkojë t’i bëjë largimin e parë Apolonisë nga gara e kreut dhe për t’iu kërcënuar fierakëve që vijnë me statusin e debutuesve. Por Apolonia e ka pjesë të së kaluarës ngusrimin dhe inferioritetin e saj ndaj skuadrave me emër, qoftë kjo edhe Vllaznia. Madje, skuadra ndihet më e lirshme për të dalë në lojën e saj në ballafaqime me skuadra të tilla, të cilat të krijojnë mundësinë që të shprehesh në fushën e lojës. Dhe skuadra po stërvitet në mënyrë intensive, për të zhvilluar në “Loro Boriçi” një ndeshje dinjitoze dhe për të bindur këdo që fillimi i saj në këtë kampionat nuk ka qenë një rastësi, por fryt i seriozitetit me të cilën e kanë vlerësuar pjesëmarrjen mes të mirave. Dhe Apolonia duhet të guxojë në stadiumin e Shkodrës. Jo më larg se para dy edicionesh, në pjesëmarrjen e tyre të fundit në superligë, Apolonia ka fituar ndaj Vllaznisë me rezultatin 2-0. Fierakët e kanë më se të qartë që situata ka evoluar dhe shumë gjëra kanë ndryshuar, por gjithsesi ata do të udhëtojnë drejt Shkodrës për të demonstruar skuadrën simpatike që është shfaqur dy javët e para të këtij kampionati.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: