KF APOLONIA

Apolonia/Shoshi, suksesin ia dedikon kolektivitetit

Posted on: Shtator 5, 2008

Fitorja e parë e Apolonisë në këtë kampionat, loja zhvilluar në derbin myzeqar ndaj Lushnjës dhe vendi
i dytë në klasifikim pas dy javësh kampionat, vazhdojnë të ngjallin besim dhe entuziazëm në kampin
fierak që skuadra e tyre të jetë e suksesshme edhe në vazhdimësi. I këtij mendimi është edhe qendërmbrojtësi Mariglen Shoshi, i cili ka konfirmuar në dy ndeshjet e para të kampionatit, rritjen
dhe pjekurinë e tij si një mbrojtës potent dhe i pakalueshëm.“Apolonia është një skuadër e re, me mendim e mentalitet të ri, që do të surprizojë me lojë e rezultate. Te ne çelësi i suksesit është loja në grup”. Për ish-kapitenin e fierakëve nuk janë rastësi këto rezultate të dy javëve të para të kampionatit, por rezultat i një pune serioze me intensitet të lartë të zhvilluar gjatë fazës përgatitore. “Në këtë fillim të mbarë ka ndikuar fuqishëm loja në grup. Ne luajmë me moton: Një për të gjithë dhe të gjithë për një. Skuadra është ndërtuar me lojtar të rinj pa shumë përvojë dhe emër në futboll, por që e duan atë dhe janë gati të sakrifikojnë për fanellën e veshur. Por edhe merkato që u zhvillua nga drejtuesit tanë ishte e menduar mirë, pa lojtarë të mëdhenj dhe me emër, por me ata që i duheshin aktualisht Apolonisë”, përfundoi mbrojtësi
Shoshi, i Apolonisë.

VLLAZNIA?
“Është një ekip i fortë dhe do të jetë një përballje e vështirë me të në Shkodër. E kemi vlerësuar si duhet dhe koha që kemi në dispozicion është mëse e mjaftueshme. Kam besim se do të vazhdojmë të
jemi një ekip surprizë”.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: