KF APOLONIA

Rivaliteti, një tjetër “armë” e Apolonisë

Posted on: Shtator 4, 2008

Kjo është e lidhur ngushtë dhe me startin e mbarë që ka bërë skuadra fierake

Rivaliteti në radhët e Apolonisë, sidomos pas finalizimit të kësaj merkatoje verore, është rritur ndjeshëm dhe ka disa futbollistë që konkurrojnë për një vend në formacionin bazë. Edhe pse këto janë terminologji më së shumti të përdorshme në kohë merkatoje dhe lëvizje përforcimesh, ky fakt është domethënës edhe tani që kampionati ka filluar prej dy javësh dhe pret zhvillimin e javës së tretë të tij. Kjo është e lidhur ngushtë dhe me startin e mbarë që ka bërë Apolonia, skuadra që mund të quhet me gjithë kuptimin e fjalës befasia më e këndshme e këtij sezoni. Vetëm pak momente pas kthimit nga faza përgatitore e zhvilluar në Mal të Zi, drejtori teknik i fierakëve, Mexhid Haxhiu, do të deklaronte se skuadra kishte në dispozicion më pak se 15 futbollistë dhe kishte nevojë për përforcime dhe për shtimin e alternativave në dispozicion. Dhe nga presidenca e klubit u morën masat në kohë rekord, duke bërë të mundur jo vetëm një organikë të plotë futbollistësh, por edhe rritjen e cilësisë. Në pamje të parë, përforcimet e Apolonisë u vlerësuan me sy skeptik nga shumëkush, por ajo çka lojtarët kanë treguar në fushën e lojës, ka folur për të kundërtën. Serbët Srekoviç, Haxhibuliç, Mirçeta, Bërkiç dhe futbollistët e tjerë shqiptarë, Bedini, Skënderaj, Guri, Kelmendi e Asllani, nuk krijojnë “bum”-in sugjestiv, por kanë rezultuar zgjedhjet e duhura pë Apoloninë. Ja pse Haxhiu ka të drejtë të besojë dhe të jetë optimist se skuadra e tij mund ta vijojë në rrugën e nisur. Këto deklarata të tij nuk janë thjesht mediatike. Trajneri i Apolonisë ka theksuar gjithashtu se serbët nuk janë në kontigjentin e duhur fizik dhe se nga skuadra pritet më tepër, gjë që rrit edhe më tepër mundësinë e një Apolonie të ardhshme edhe më surprizuese.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: