KF APOLONIA

Apolonia/Tekniku sheh gjëra për t’u korrigjuar tek ekipi, prandaj synon përmirësimin

Posted on: Shtator 4, 2008

Ekipi i Apolonisë nuk i është gëzuar gjatë fitores së parë të kampionatit dhe vendit të dytë në klasifikim, sepse pas një dite të vetme pushimi, ka startuar me përgatitjet për ndeshjen e radhës në Shkodër ndaj Vllaznisë. Thuhet se fituesi nuk gjykohet, por s’ka qenë i këtij mendimi trajneri i fierakëve Haxhiu, i cili duke qenë tepër kërkues ndaj skuadrës ka zhvilluar analizën e sfidës me Lushnjën. “E fituam atë ndeshje të vështirë me një rezultat të pastër. Merita për këtë ju takon juve futbollistëve – ka thënë ai, duke iu drejtuar skuadrës -, që luajtët të mobilizuar e të motivuar, duke qenë të impenjuar e të përqëndruar maksimalisht në fushën e lojës. Por kjo s’do të thotë se nuk gabuat në momente të veçanta të lojës, si duke i dhënë mundësinë e organizimit kundërshtarit, por edhe duke krijuar hapësira për të na rrezikuar. Gjithashtu u gabua dhe në minutat e fundit të

ndeshjes në aspektin e finalizimit të aksioneve sulmuese, në ato raste flagrante shënimi që u

krijuan në 15-20 minutat e fundit të ndeshjes. Prandaj, duke pasur kohën e mjaftueshme në

dispozicion me ndërprerjen e kampionatit, puna jonë në aspektin stërvitor do të ndalet këtu, për

të eleminuar në maksimum të gjitha çfarë thamë”. E ashtu ka ndodhur gjatë dy ditëve të fundit.

Me optimizmin që e karakterizon, skuadra fierake është stërvitur me qetësi e normalitet, duke

i qëndruar larg euforisë. I pyetur se ku qëndron çelësi i suksesit të dy javëve të para të kampionatit

te skuadra e tij, trajneri Gerti Haxhiu, i cili tashmë e ka shënuar emrin në listën e trajnerëve

të rinj premtues mjaft profesionalë, u përgjigj: “Nuk ka asnjë çelës sekret, por vetëm punë, mund

e djersë të derdhur në seancat stërvitore. Në këto dy javë të para, Apolonia ka funksionuar mjaft mirë si grup, duke perfeksionuar kolektivitetin. Megjithatë nuk mund të thuhet se jemi në perfeksion, pasi kemi ende shumë punë për të bërë. E ardhmja? Nuk synojmë titullin kampion, por një renditje komode në mesin e klasifikimit. Megjithatë di të them se do të jemi skuadra që do të surprizojmë me lojë e rezultate, në vazhdimësinë e kampionatit”.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: