KF APOLONIA

Apolonia/Asllani, lojtari i prekjes së fundit

Posted on: Shtator 4, 2008

Një fitore e pritshme, një fitore që ka ardhur në kohën e duhur dhe i ka dhënë të tjera shtysa dhe impulse skuadrës. Pasi ka mposhtur Lushnjën, Apolonia heq “vallen” e kryesuesve. Një rezultat i pastër 2-0, me nga një gol në secilën pjesë, ku zhbllokimi do të vinte përmes këmbëve të Asllanit, lojtari i përvojës, njëherësh më i riu në organikën e Apolonisë. Biondi kuçovar, që ka provuar edhe shijen e titullit kampion me Dinamon dhe ka udhëhequr me shiritin e kapitenit Bylisin drejt superligës, flet tani si pjesëtar i Apolonisë. “Ka qenë një kënaqësi e veçantë dhe e shumëfishtë. Përballë asaj përkrahjeje të ngrohtë që më dha publiku i mrekullueshëm fierak, nuk mund të rrija pa ia shpërblyer besimin me gol. Ka qenë debutimi im me Apoloninë dhe them se nuk mund të shkonte më mirë,” shprehet Asllani. Futbollisti i “prekjes finale” te fierakët vlerëson shumë punën e grupit te skuadra e tij e re, ku siç thotë vetë ai, lojtarët janë të rinj në moshë, por të gdhendur në karakter dhe mentalitet. “Apolonia karakterizohet nga dëshira për të ecur dhe për të arritur më të mirën. Eshtë një mendësi e përpunuar dhe adaptuar me mjeshtëri nga trajneri Haxhiu dhe të gjithë e kanë të qartë se duhet të bëjnë dhe si duhet të veprojnë. Eshtë kënaqësi të jesh në një skuadër të tillë, ku secili merr përsipër barrën e vet dhe punohet për një qëllim të përbashkët. Optimizmi i Apolonisë është i justifikueshëm,” – shton Asllani. Për kampionatin në vijim dhe pozicionin e tij si golashënues, Asllani sërish preferon të mbetet brenda modestes, teksa përfundon: “Unë premtoj sa më shumë gola për Apoloninë, jo për personalizime të miat. Pak rëndësi ka vendi në listën e shënuesve më të mirë. Nëse arrijmë objektivat si ekip, nuk do të më interesonte fare renditja individuale. E theksoj, golat e mi dua t’i shërbejnë skuadrës.”

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: