KF APOLONIA

Apolonia/Dhrami,u fut si zëvendësues për të shënuar një eurogol me Lushnjën

Posted on: Shtator 3, 2008

Sulmuesi vlonjat i Apolonisë, Arbër Dhrami, që megjithëse në ndeshjen me Lushnjën u aktivizua në pjesën e dytë, arriti të shënonte golin e dytë e të qetësisë për skuadrën e tij. Një eurogol, që natyrisht do të mbahet mend gjatë për nga mënyra e ekzekutimit. Futbollisti është entuziast e njëherësh optimist për ecurinë e deritanishme të Apolonisë, edhe pse janë  zhvilluar vetëm dy ndeshjet e para të kampionatit, ndërkohë që ai është i gjatë dhe sa vjen e vështirësohet. “Jam optimist për të ardhmen e skuadrës, e cila në dy sfidat e para i ka vënë mirë në punë ‘igranazhet’ e saj, – ka thënë Dhrami. – Kanë qenë dy

ndeshje të vështira: me Elbasanin, i cili ka shprehur hapur synimet e tij në këtë kampionat për të rivalizuar për titullin, si dhe me Lushnjën. Një ndeshje derbi kjo, ku morëm tri pikët e mundshme, tepër të vlefshme, që padyshim po ndikojnë ndjeshëm në moralin e

psikologjinë tonë si futbollistë, duke na shtuar akoma më tej oreksin. Prandaj, me pikët e marra deri tani mund të them me plot gojën se Apolonia e ka nisur shumë mirë këtë  kampionat. Pasi, siç thotë një shprehje popullore: ‘Fillimi i mbarë, gjysma e punës’”.

Duke iu rikthyer përballjes me Lushnjën, sulmuesi i fierakëve do të thoshte se ishin përgatitur seriozisht për të, në të gjitha aspektet, duke e vlerësuar kundërshtarin, dhe duke e ditur se përpara kishin një sfidë të vështirë, çka u pa edhe në fushën e lojës. “Skuadra jonë, – tha Dhrami, – e kontrolloi plotësisht këtë ndeshje me përjashtim të pak minutave, që kërkuam të bënim një frymëmarrje të thellë dhe i lamë terren kundërshtarit. Luajtëm

të organizuar e të harmonizuar mirë midis reparteve, me disiplinë, grintë e shpirt të lartë gare, duke mos e lënë kundërshtarin të organizohej e të na godiste. Ishte një fitore plotësisht e merituar dhe e bukur, nëpërmjet një loje po të tillë. Përsa i përket golit që

shënova? Pa diskutim që më dha kënaqësi të madhe, por ai është fryt i lojës së gjithë

grupit, ndërkohë që unë isha vetëm finalizues”, përfundon deklaratën e tij sulmuesi i

Apolonisë, Dhrami.

 

45 MINUTA

ka luajtur Arbër Dhrami në takimin e javës së dytë ndaj Lushnjës. Sulmuesi vlonjat i Apolonisë ka arritur të shënojë edhe një eurogol, që vulosi edhe fitoren e fierakëve në derbin e Myzeqesë.

 

JAVA E TRETË

Optimizëm para Vllaznisë

Më tej, Dhrami flet edhe për takimin e javës së tretë stërvitje për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës, që do të na vërë përballë Vllaznisë në fushën e kësaj të fundit.

Pra, kemi përpara një transfertë tepër të vështirë, por jo të pamundur për ta kaluar me sukses qoftë edhe me një barazim. Dhe për ta realizuar këtë na duhet ende punë për t’u rritur akoma më shumë në lojën tone dhe për të evituar ndonjë dobësi të vënë re në ndeshjen e fundit. Kam besim se gjërat do të vazhdojnë të ecin me këtë ritëm dhe për së mbari ashtu si deri tani”, – tha sulmuesi i Apolonisë, Arbër Dhrami, që nuk harron të

shprehë dhe dëshirën që të shënoj sërish në takimin me Vllazninë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: