KF APOLONIA

Apolonia/Dine: Sërish rrjetë të paprekur

Posted on: Gusht 30, 2008

“Gardiani” i Apolonisë, Erion Dine, thotë se nuk do të pësojë gol edhe me Lushnjën

“Pas ndeshjes me Lushnjën, Apolonia do të ruajë kolonën zero për golat e pësuar gjatë 180 minutave lojë të këtij kampionati. Këtë shifër do të përpiqemi ta ruajmë javë pas jave jo për sukses personal, absolutisht, por për përmbushjen e objektivave sa më të arrira të skuadrës.” Kështu e nis deklarimin e tij portieri i Apolonisë së Fierit, Erion Dine. E shtuna e javës së dytë të kampionatit do të vërë përballë njëra tjetrës Apoloninë dhe Lushnjën, skuadra që sezonin e kaluar kanë luajtur të dyja në kategorinë e parë. Përgatitja e fierakëve për këtë takim është në kulmin e vet dhe Gerti Haxhiu, trajneri karizmatik i Apolonisë, e ka të qartë strategjinë me të cilën skuadra e tij do të triumfojë ndaj lushnjarëve. Miqtë nga Lushnja do të kërkojnë të rikuperojnë diçka nga humbja e javës së parë në fushën e vet ndaj Partizanit, ndaj dhe Apolonia do të jetë e kujdesshme për të mos u lënë hapësira dhe mundësi që do të komprometonin rezultatin e ndeshjes. Për të ecur çdo gjë sipas parashikimeve të duhura dhe që Apolonia të arrijë fitoren e parë në këtë sezon, detyrat janë më se të qarta për çdo futbollist, duke filluar që nga “gardiani” i portës fierake Erion Dine dhe deri te vija e parë e sulmit. Portieri i Apolonisë, Dine, i cili ka qenë një nga më të dalluarit në fushë në ndeshjen e javës së parë ndaj Elbasanit, merr përsipër rolin e tij dhe shprehet se do të jetë në lartësinë e nivelit të detyrës, duke ua privuar kënaqësinë e golit sulmuesve lushnjarë. “Do të jetë një ndeshje interesante. Ne i respektojmë lushnjarët për shpirtin e garës dhe për këmbënguljen e tyre. Ditët e fundit, pas ndeshjes me Partizanin, edhe ata kanë bërë përforcimet e tyre dhe kjo u shton më tepër besimin se diçka mund të përfitojnë nga fusha e Fierit. Por ne kemi marrë masat e duhura për ta finalizuar me sukses këtë ndeshje. Çdo futbollist duhet të luajë me virtuozitet pjesën e vet që i është besuar. Për ne do të jetë një tjetër 90-minutësh sulmi dhe unë e di se ç’duhet të përmbush gjatë këtij minutazhi: ruajtjen e paprekshmërisë së rrjetës dhe mohimin e golit për lushnjarët. Dhe jam i sigurt se do t’ia dal, pasi nuk mund të ndodhë ndryshe, kur përpara teje luajnë mbrojtës me cilësi të tilla, si të Shoshit, Bedinit, Spahos,” – thotë Dine. “Kyçja” e portës nga prapavija e Apolonisë do të përbëjë edhe sigurinë e reparteve të tjera. Mesfusha e fierakëve është e njohur tashmë për volumin e lojës që krijon dhe hapësirat që vë në dispozicion të sulmuesve të ekipit. Po kështu, vija e parë duket se tashmë ka gjetur “ustain” e duhur, njeriun që e ka kthyer në profesion shënimin e golave. Ai është Klodian Asllani, i cili do të bëjë debutimin e tij me Apoloninë pikërisht në ndeshjen me Lushnjën dhe sulmuesi kuçovar është i etur për ta promovuar me gol fanellën e re. Dhe të gjitha këto zhvillohen aty, nën “dirigjimin” e Gerti Haxhiut, i cili tashmë është më i qetë edhe për sa i përket kontigjentit dhe alternativave që ka në dispozicion për ndërtimin e formacionit bazë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Gusht 2008
H M M E P S D
    Sht »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
Këtë e pëlqejnë %d blogues: