KF APOLONIA

Apolonia të dielën kërkon fitoren e pare

Posted on: Gusht 30, 2008

Apolonia, ka vazhduar të përgatitet me qetësi e normalitet të plotë, për përballjen për derbin myzeqar me Lushnjen.Adriatik Balla, zv/trajneri i fierakëve, i bën një skaner të shpejtë të skuadrës. “Gjatë gjithë kësaj jave ka punuar me qetësi, për tu përgatitur sa më mirë për përballjen e së dielës me Lushnjen që nuk është një ndeshje që duhet marrë lehtë. Çdo gjë deri tani ka ecur mjaft mirë dhe me ritmet e duhura, ndërkohë që sot paradite do ti japim dhe rifiniturën e fundit këtyre përgatitjeve, të cilat kanë konsistuar në ndërtimin e  modulit taktik të lojës që do paraqesim në ndeshjen e nesërme. Gjendja e skuadrës është mjaftë e mirë. Plot optimizëm e besim që kësaj herë të regjistrojnë fitoren e parë në këtë  ampionat.

Është e motivuar dhe e përqendruar maksimalisht te derbi, por gjithmonë duke qëndruar me këmbë në tokë dhe larg vetëkënaqësisë e euforisë, duke pasur dhe një moral të lartë. Pozitive është se për këtë ndeshje do të kemi të gatshëm të gjithë kontigjentin e lojtarëve që disponojmë,shto këtu dhe prurjen më të re, nga merkato e sulmuesit Klodian Asllani, gjë që i jep mundësi trajnerit Haxhiu të hedhë në fushën e lojës, formacionin më të mirë të mundshëm, duke mos u nisur nga emri, por nga forma e  lojtarëve. Jemi duke menduar për një lojë racionale, të kujdesshëm e të vëmendshëm në mbrojtje në çdo moment, një mesfushë punëtore e krijuese në lojën e sajë dhe një sulm të shpejtë të befasishëm dhe finalizues. Suksesi nuk do të jetë i lehtë mbasi dhe kundërshtari është një skuadër që do respektuar e vlerësuar si  duhet, por gjithsesi ne luajmë në shtëpi dhe s’kemi alternativ tjetër veç fitores”, përfundon Balla.

 

 

 

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Gusht 2008
H M M E P S D
    Sht »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
Këtë e pëlqejnë %d blogues: