KF APOLONIA

Apolonia/Shoshi e sheh Apoloninë fituese të derbit myzeqar

Posted on: Gusht 29, 2008

Ndërsa është shtyrë për të dielën, përballja me skuadrën e Lushnjës, ekipi fierak  vazhdojnë me qetësi përgatitjet për këtë derbi të rëndësishëm. Sipas llogarive të tyre, pas barazimit në ndeshjen e parë të kampionatit në transfertë ndaj Elbasanit, tashmë ka ardhur radha për të fituar. Një gjë të tillë e pohon dhe qendërmbrojtësi I Apolonisë, Mariglen Shoshi. Ky i fundit kërkon që të mbajë sa më lart moralin dhe frymën që ekziston brenda ekipit dhe nga ana tjetër siguron se, skuadra e tij është në rrugën e duhur për të arritur fitoren e parë në  Superiore.“Jemi të impenjuar, të përkushtuar dhe me vëmendje të plotë te

përballja e radhës me Lushnjen. E kemi vlerësuar maksimalisht këtë skuadër, që megjithëse vjen pas një humbjeje në shtëpinë e saj me Partizanin, është një

skuadër jo e lehtë për t’u kaluar, ndërkohë që ditët e fundit është përforcuar

edhe me dy lojtarë cilësorë. Por një gjë e tillë nuk na frikëson, përkundrazi na nxit

për të punuar e na motivon më shumë për të dhënë më të mirën. Barazimi me

Elbasanin na ka dhënë forcë dhe besimi, prandaj është i papranueshëm çdo rezultat tjetër veç fitores. Ne kemi obligim zhvillimin e një loje të bukur për të arritur rezultatin e dëshiruar dhe për të kënaqur tifozerinë tonë të zjarrtë e të kulturuar, që mendoj se do të jetë e shumtë në shkallët e stadiumit tonë “Loni Papuçiu”. Me gjithë dashamirësinë e respektin që kemi për fqinjët tanë lushnjarë,

nuk mund t’i “ndihmojmë” dot, pasi fitorja është e vetmja detyrë e jona dhe do të kërkojmë gjatë gjithë lojës që ta realizojmë atë pa tjetër”, ka përfunduar Shoshi.

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Gusht 2008
H M M E P S D
    Sht »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
Këtë e pëlqejnë %d blogues: