KF APOLONIA

Apolonia/Gega i gëzohet optimizmit dhe besimit

Posted on: Gusht 28, 2008

Barazimi i arritur në ndeshjen premierë me Elbasanin, ka rritur  ndjeshëm optimizmin e besimin, për një vazhdim të mbarë të kampionatit në kampin fierak. Rezultati i arritur I ka nxitur futbollistët e Apolonisë që t’I përvishen një pune akoma më serioze në seancat stërvitore. Trajneri Gerti Haxhiu, gjatë seancave të deritanishme është përqendruar në punën me skuadrën. Mesfushori I Apolonisë, Armando Gega, në prononcimin e tij u shpreh: “Është e vërtetë se, barazimi i arritur në ndeshjen hapëse të kampionatit, ka rritur  ndjeshëm optimizmin dhe besimin në skuadër, por gjithmonë brenda

normave të lejuara, pa kaluar në eufori e vetëkënaqësi dhe duke e rritur akoma më shumë kërkesën e llogarisë ndaj vetes, për të vazhduar punën me ritmet e duhura dhe për të kërkuar me  këmbëngulje që të arrijmë më të mirën. Në këtë kampionat maratonë

nuk ka kundërshtarë dhe ndeshje të lehta. Kërkohet një përgatitje sistematike nga ana jonë që të arrijmë ta përballojmë me sukses, – thotë Gega. – Kjo është arsyeja që Apoloninë e gjejnë përherë në punë me “mëngët të përveshura”. Po punojmë me intensitet për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjen e radhës me Lushnjën, që mendoj se do të jetë një derbi i vërtetë për shkak të afërsisë gjeografike dhe traditës së ballafaqimit në vite. Përballja me Lushnjën? E vështirë, megjithë se luajmë në fushën tonë. ”, – ka përfunduar mesfushori fierak, Gega.

 

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Gusht 2008
H M M E P S D
    Sht »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
Këtë e pëlqejnë %d blogues: