KF APOLONIA

Apolonia/Spaho, i lumtur pas Elbasanit

Posted on: Gusht 27, 2008

Barazimi ndaj Elbasanit, në ndeshjen e parë të kampionatit, dhe për më tepër i arritur në trasfertë, ka sjellë jo pak entuziazëm në kampin e Apolonisë. Marrja e pikës, çka është quajtur sukses, ka rritur te bardhëjeshilët dëshirën për të punuar më shumë e më mirë e për t’u rritur akoma më ndjeshëm në parametrat e tyre në çdo aspekt, për të vazhduar të jenë të sukseshëm dhe në ndeshjet pasardhëse, duke filluar nga ajo e radhës me Lushnjën. Një prej lojtarëve të suksesshëm të Apolonisë, mbrojtësi  Norion Spaho, është i kënaqur që ekipi i tij e filloi mbarë kampionatin. “Ishte një ndeshje e vështirë, por që e përballuam me sukses, si në lojë, ashtu dhe në rezultat”, vlerëson Spaho. “Skuadra jonë pati meritën që luajti thjesht dhe ishte e harmonizuar, e motivuar dhe tregoi disiplinë e shpirt gare të lartë”.

Spaho shkon edhe më larg, kur thotë se Apolonia mund të kishte marrë edhe më tepër, për shkak se lojtarët verdheblu shfaqën shenja nervozizmi, gjë që duhej shfrytëzuar. “Gjithçka fuksionoi mjaft mirë dhe me pak më shumë qetësi e kujdes mund të kishim arritur një rezultat akoma më pozitiv, sepse mund dhe duhej të përfitonim nga nervozizmi i kundërshtarit, si në gjysmën e dytë të pjesës së parë, ashtu dhe në 15-20 minutat e fundit të lojës”, thotë Spaho. “Rastet e krijuara me kundërsulme të shpejtë e të befasishëm mund të ishin finalizuar më mirë”. Më tej, mbrojtësi i fierakëve thekson se fillimi është i mbarë, por duhet vazhduar puna me intensitet të lartë, sepse kampionati është një maratonë e gjatë që kërkon vazhdimësi. I pyetur për ndeshjen e radhës, me Lushnjën, Spaho thotë: “E kemi nisur punën për ta përgatitur si duhet këtë ndeshje në të gjitha aspektet.

 Ajo është vetëm një detyrë shtëpie, të cilën do mundohemi që ta kryejmë sa më mirë, pra të arrijmë vetëm fitore”.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Gusht 2008
H M M E P S D
    Sht »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
Këtë e pëlqejnë %d blogues: