KF APOLONIA

Apolonia/Shoshi: Ishte provë karakteri

Posted on: Gusht 27, 2008

“E njihnim forcën e kundërshtarit, ndërkohë që startin pozitiv e shihnim si një faktor të rëndësishëm psikologjik për të pasur një vazhdimësi të suksesshme në kampionat”, thotë, i qetësuar pas barazimit të marrë në Elbasan, qendërmbrojtësi i fierakëve, Marenglen Shoshi.

Ajo që ka ndikuar jo pak në marrjen e pikës në transfertë ka qenë se tekniku Haxhiu u ka kërkuar të tijve që të hynin në fushë pa kompleksin e inferioritetit. Sipas Shoshit ? nga drejtuesit fierakë është cilësuar si lojtari më i mirë i ndeshjes . Apolonia, megjithëse nuk zhvilloi një lojë shumë tërheqëse, apo nuk shprehu spektakël në fushën e lojës, arriti të marë një rezultat të kënaqshëm e premtues. “I gjithë grupi luajti me dëshirë dhe më kryesorja, zbatuam një për një ç’na kish udhëzuar trajneri ynë. Ishte një provë karakteri”.

Një 0-0 që natyrshëm është mirëpritur në Fier. Në opinion, ndonëse është ende shumë herët, ka filluar të ngjizet mendimi se Apolonia nuk do të përsërisë herën e fundit, kur ra menjëherë pas ngjitjes në Superiore. “Ishte vetëm starti i një kampionati të gjatë e të vështirë, që kërkon nga i gjithë kontigjenti i lojtarëve, punë sistematike e intensive, impenjim e përqendrim maksimal në seancat stërvitore e duke i marrë ndeshjet me radhë”, thotë Shoshi, që kësisoj kërkon të tërheqë vëmendjen. “Vetëm kështu do të mund të ecim në rrugën e zgjedhur, të qetë e të sigurt, për të arritur atë që kërkohet nga ne dhe e dëshirojmë të gjithë: qëndrimin në superiore”, përfundon qendërmbrojtësi fierak.

Shoshi, në ndeshjen startuese të kampionatit, i ka dorëzuar shiritin e kapitenit të skuadrës, mesfushorit Agim Meto.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Gusht 2008
H M M E P S D
    Sht »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
Këtë e pëlqejnë %d blogues: