KF APOLONIA

Apolonia/ Kapiteni Agim Meto është entuziast për barazimin në Elbasan

Posted on: Gusht 27, 2008

Fierakët i gëzohen pikës në transfertë

 

Ashtu siç kishin deklaruar gjatë javës së kaluar, drejtues të stafit teknik dhe futbollistët

e Apolonisë, për ndeshjen premierë të kampionatit,ashtu dhe ka ndodhur. Fierakët e kanë realizuar objektivin për të mos u kthyer duarbosh nga përballja me Elbasanin, që në këtë kampionat, sipas deklaratave të tyre, do të kërkojnë të rivalizojnë sërish për titullin  kampion. Mesfushori bardhejeshil, Agim Meta, I cili do të mbajë këtë sezon  edhe shiritin e kapitenit,menjëherë mbas kthimit në  Fier është shprehur i kënaqur për rezultatin e arritur. “Ishte një ndeshje e vështirë, ndaj një kundërshtari po të tillë, që i ka shprehur hapur synimet e tij për këtë kampionat. Skuadra jonë ishte përgatitur me kujdes për ta përballuar sa më mirë këtë ndeshje premierë të kampionatit, duke punuar pa u lodhur në të gjitha aspektet në seancat stërvitore të javës së kaluar, dhe çdo gjë shkoi mjaft mirë. Morëm një pike tepër të vlefshme, pas një loje ndoshta jo shumë tërheqëse, por gjithsesi duke luajtur mirë në kompleks, të kujdesshëm, me siguri e besim në forcat tona. Mbi të

gjitha, falë qetësisë së treguar dhe disiplinës së lartë në drejtim të kryerjes së detyrave,

që na u dhanë nga trajneri Haxhiu, – thotë Meta. – Ndoshta mund të kishim marrë më tepër në këtë ndeshje, në qoftë se do të ishim treguar më të qetë e të saktë në finalizimin e rasteve që krijuam për shënim, si rezultat i aplikimit të kundërsulmit të shpejtë e të befasishëm në momente të veçanta të lojës kur mbrojtja kundërshtare ishte e hapur

dhe ndodhej në përforcim të sulmit. Gjithsesi, barazimi ishte rezultati më i mirë dhe

më i drejtë i kësaj përballjeje, që na rrit shumë moralisht  për sfidat e ardhshme, duke

filluar nga ajo e kësaj të shtune, në stadiumin tonë, me skuadrën e Lushnjës. S’kemi

kohë për të festuar. Kampionati sapo ka nisur dhe ne duhet të vazhdojmë punën

pa u lodhur, për t’u përgatitur sa më mirë për takimin e radhës, ku kësaj here do të

kërkojmë fitoren”, ka përfunduar kapiteni i ri i skuadrës fierake, mesfushori Agim Meto.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Gusht 2008
H M M E P S D
    Sht »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
Këtë e pëlqejnë %d blogues: