KF APOLONIA

Haxhiu kërkon më shumë nga kjo Apoloni

Posted on: Gusht 26, 2008

Trajneri vlonjat shprehet se ekipi duhet të guxojë më tepër, pasi mundësitë janë

Një fillim që s’kishte se si të ndodhte më mirë. Eshtë vërtetuar gjithçka e deklaruar nga kampi i fierakëve përpara kësaj ndeshjeje. Apolonia ka ndalur në një transfertë të vështirë një nga skuadrat më pretenduese të këtij kampionati, Elbasanin. Barazimi pa gola ka qenë një start i mbarë për fierakët, të cilët kanë treguar në këtë ndeshje se të tjerët duhet të ndryshojnë llogaritë në adresë të Apolonisë. Ashtu siç kishte deklaruar para ndeshjes së Elbasanit, trajneri Gerti Haxhiu ka qenë tepër i kujdesshëm në ndërtimin e formacionit që do të përballonte skuadrën e Josës. Përballë një Elbasani të etur për të fituar, por konfuz në finalizim, Apolonia është përgjigjur me një mbrojtje në ditët e saj më të mira, ku dyshja Shoshi-Bedini ka funksionuar në mënyrë perfekte dhe Spaho ka përbërë një siguri më vete. Po kështu, nuk duhet lënë jashtë vëmendjes edhe debutimi me sukses i serbëve, duke filluar që nga mbrojtësi Sreçkoviç e pastaj me radhë Mirçeta, Haxhibuliç dhe Bërkiç. Mbi të gjitha, ka qenë një Dine që ka ditur ta përballojë me qetësinë e duhur dhe me siguri furinë e sulmeve të elbasanasve. Natyrisht, barazimi ka qenë objektivi i Apolonisë për këtë takim, e cila edhe mund të kishte surprizuar, nëse Haxhibuliç dhe Bërkiç mund të ishin treguar më të kujdesshëm në rastet e paraqitura. Ky barazim është një ogur i mbarë për trajnerin Gerti Haxhiu, të cilit duket se ka filluar për t’u përmbushur “profecia” e tij, teksa deklaroi në prolog të këtij kampionati se skuadra e tij i ka të gjitha mundësitë për të qenë një surprizë e këndshme dhe për t’u shndërruar në një skuadër të frikshme për këdo. Megjithatë, trajneri i ekipit fierak ruan sërish rezervat e tij në paraqitjen e skuadrës dhe kjo nuk duhet vlerësuar si modesti e tepruar e Haxhiut. Duke qenë se trajneri i fierakëve është njohës deri në detaje i ekipit të tij, ai kërkon më tepër lirshmëri dhe guxim ndaj kundërshtarit. “Sigurisht, barazimi ndaj Elbasanit është rezultati i synuar prej nesh dhe që i duhej Apolonisë. Skuadra ka ditur të mbrohet mirë dhe të sfumojë siç duhet këmbënguljen e Elbasanit. Në pamje të parë, duket se çdo gjë ka shkuar sipas parashikimeve dhe sipas rrjedhës së duhur, por unë vazhdoj të kem rezervat e mia dhe kërkoj më tepër nga skuadra. Loja jonë nuk u ngjit në lartësinë e pritshme dhe në mundësitë që realisht djemtë kanë. Megjithatë, nuk duhet harruar se kjo ishte ndeshja e parë dhe, për më tepër luhej në transfertë. Gjatë kësaj jave do t’i kushtojmë rëndësi edhe kësaj ane, ku skuadra duhet të tregohet më kërkuese, më e çliruar dhe pa asnjë lloj ngurese. E theksoj edhe një herë: Apolonia i ka të gjitha mundësitë që të jetë surpriza e këtij kampionati, edhe pse vjen me statusin e debutueses. Tashmë barazimi me Elbasanin do të skedohet në statistikat e këtij kampionati dhe ne duhet të fillojmë të mendojmë për të vazhduar në rrugën e mbarë që nisëm. E gjithë vëmendja do të fokusohet te takimi me Lushnjën dhe sigurimi i suksesit ndaj kësaj skuadre që duhet vlerësuar maksimalisht dhe me sensin e duhur,” ka thënë trajneri i Apolonisë, Gerti Haxhiu, pasi skuadra e tij ka sigluar barazimin e parë në këtë kampionat ndaj Elbasanit. Gjithashtu, trajneri Haxhiu u ka tërhequr vëmendjen futbollistëve të tij për t’u treguar më të kujdesshëm, pasi në ndeshjen e parë, fierakët janë penalizuar me plot 4 kartonë të verdhë. Trajneri i Apolonisë nuk e kërkon këtë gjë vetëm për shkak të ruajtjes nga pezullimet, por gjithmonë ai ka insistuar që skuadra kudo të dëshmojë nivelet më të mira të lojës korrekte dhe “fair play”.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Gusht 2008
H M M E P S D
    Sht »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
Këtë e pëlqejnë %d blogues: